LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Senati mbështet rritjen e tavanit të borxhit

SHBA: Senati mbështet rritjen e tavanit të borxhit

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar legjislacionin, i cili do t’i lejojë qeverisë federale të vazhdojë huamarrjen për katër muajt e ardhshëm.

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar masën javën e kaluar dhe presidenti Barack Obama pritet ta nënshkruajë në ligj. Ai do të pezullojë kufirin e borxhit të vendit deri më 19 maj, duke i mundësuar qeverisë të vazhdojë huamarrjen e parave për të paguar faturat e saj.

Republikanët kanë kërcënuar se nuk do të mbështesin rritjen e tavanit të borxhit, derisa administrata Obama nuk mbështet shkurtime më të mëdha buxhetore.

Thesari amerikan ka thënë se kufiri aktual i borxhit në vlerë prej 16.4 trilionë dollarësh duhet të rritet deri në fund të shkurtit. /Telegrafi/