SHBA-ja ka regjistruar 83 mijë raste të reja me coronavirus, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se sezoni i vjeshtës do të reflektojë me një ringjallje të rasteve.

Tashmë, më shumë se 8.5 milionë njerëz janë infektuar në vend, dhe 224 mijë persona kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.

“Numri i të prekurve mund të reflektojë deri në gjashtë shifra”, tha Micheal Osterholm, drejtor i Qendrës për Hulumtimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës.

Përveç në SHBA, numri i infeksioneve nga coronavirusi është rritur dukshëm edhe në disa vende evropiane, përderisa kontinenti po përballet me valën e dytë pandemike. /Telegrafi/