LAJMI I FUNDIT:

SHBA premton 1 miliard dollarë shtesë në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

SHBA premton 1 miliard dollarë shtesë në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar sot një tjetër një miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.

Ky premtim ka të bëjë me dërgim më të madh të raketave, municioneve dhe armëve të tjera direkt nga SHBA për forcat ukrainase dhe e çon ndihmën totale të sigurisë së SHBA-së për Ukrainën nga administrata e Joe Biden që nga lufta në 9.1 miliardë dollarë.

Në një deklaratë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha: “Gati gjashtë muaj pas sulmit të paprovokuar dhe brutal ndaj Ukrainës, Rusia vazhdon shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës”.

“Presidenti Biden e ka pasur të qartë se ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas ndërsa ata mbrojnë vendin e tyre nga agresioni rus, për aq kohë sa duhet”.

Ukraina merr tre sistemet e para kundërajrore gjermane
Lexo po ashtu Ukraina merr tre sistemet e para kundërajrore gjermane

“Si pjesë e këtyre përpjekjeve, në bazë të një delegimi të autoritetit nga presidenti, sot po autorizoj tërheqjen tonë më të madhe të vetme të armëve dhe pajisjeve amerikane që përdorin këtë autoritet”.

Blinken tha gjithashtu se paketa do të sigurojë një “sasi të konsiderueshme” municionesh shtesë, armësh dhe pajisjesh që po përdorin ukrainasit.

Njoftimi i Pentagonit për një dërgesë të re masive armësh vjen pasi analistët paralajmërojnë se Rusia po lëviz trupat dhe pajisjet në drejtim të qyteteve portuale jugore për të shmangur një kundërofensivë ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori