LAJMI I FUNDIT:

SHBA në alarm: Më shumë se 10,000 të vdekur nga coronavirusi deri më tani

SHBA në alarm: Më shumë se 10,000 të vdekur nga coronavirusi deri më tani
Bartja e të infektuarëve me COVID-19

Më shumë se 10.000 amerikanë kanë vdekur deri më tani nga coronavirusi dhe numri i infeksioneve është rritur mbi 347.000, pasi të dhënat e reja parashikojnë se shpërthimi në SHBA do të arrijë kulmin brenda 10 ditësh me mbi 3.000 vdekje në 24 orë.

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara u rrit me 1.147 brenda 24 orëve për të sjellë totalin e viktimave në 10.358, teksa numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë vendin u rrit me 25.841 duke çuar bilancin në 347.516.


Nju Jorku mbetet epiqendra e shpërthimit me rreth 500 vdekje të reja dhe mbi 8.900 raste të reja që nga e hëna.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve nga coronavirusi është në të vërtetë shumë më i lartë duke pasur parasysh se nuk ka asnjë mënyrë të përcaktuar për raportimin e vdekjeve në të gjithë vendin në lidhje me pandeminë.

Shkolla e Mjekësisë pranë Universitet it të Uashingtonit dje ka parashikuar se kulmi i shpërthimit pritet të ndodhë në dhjetë e ditët e ardhshme, me 3.230 vdekje vetëm më 16 prill.

Përdorimi i burimeve të kulmit për spitalet parashikohet të ndodhë më 15 prill – një ditë para numrit të kulmit të vdekjes – kur do të nevojiten 25.000 ventilatorë, 140.000 shtretër dhe 29.000 shtretër.

Të dhënat tregojnë se do të ketë mungesë prej 36.000 shtretërish spitalorë dhe 16.000 shtretër deri atë ditë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori