LAJMI I FUNDIT:

SHBA mirëpret ngritjen e aktakuzës: Të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë, duhet të mbajnë përgjegjësi

SHBA mirëpret ngritjen e aktakuzës: Të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë, duhet të mbajnë përgjegjësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për organizimin dhe kryerjen e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane deklaroi për Telegrafin se SHBA vlerëson përfundimin e hetimeve për rastin Banjska.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për përfundimin e hetimit të sulmit në Banjskë dhe ngritjen e aktakuzës. Gati një vit ka kaluar që nga ky krim brutal që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për Telegrafin.


Ambasada e SHBA-së gjithashtu inkurajon respektimin e procesit gjyqësor dhe sundimin e ligjit, duke kërkuar durim ndërsa ky rast kompleks të trajtohet në gjykata.

Ata përsëritën mbështetjen e fuqishme për sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë.

Edhe Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë së Kosovës për të ngritur aktakuzë kundër disa dhjetëra të dyshuarve për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit vitin e kaluar, tha të enjten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Milan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Kryeministri  Albin Kurti, tha të enjten në Prishtinë se aktakuza ka mundur të ngrihej më herët, por “më mirë vonë se kurrë”.

Ai e përsëriti kërkesën e autoriteteve kosovare që Serbia të bashkëpunojë dhe ta dorëzojë tek ato Radoiçiqin, sepse “krimin e ka kryer në Kosovë, e Banjska është në Zveçan të Kosovës”.

Në fund të vitit të kaluar, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për Radoiçiqin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Kronika e Zezë
“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Lajme
Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Si mund t’i dallojmë dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike?

Si mund t’i dallojmë dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike?

Shëndetësi
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Lajme
Komisioni Evropian tregon se kur Kosova mund t’i përfitojë milionat e parë nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian tregon se kur Kosova mund t’i përfitojë milionat e parë nga Plani i Rritjes

Lajme
Kalo në kategori