SHBA-ja raportoi 138 mijë raste të reja me coronavirus të dielën dhe po ashtu 826 viktima.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi vdekjeprurës u rrit në 13.3 milionë, derisa thuhet se kanë vdekur 266 mijë persona që nga shpërthimi i pandemisë.

Deri të dielën numri i rasteve me COVID-19 të regjistruara në muajin nëntor tejkaloi shifrën prej 4 milionë, dyfishi i shifrës së regjistruar në tetor.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, deklaroi se rastet pritet të rriten pas festës së Falënderimeve, duke marrë parasysh frekuentimin e aeroportëve nga qytetarët.

Deri më tani botërisht janë prekur 62 milionë njerëz, përderisa 1.4 milion persona ndërruan jetë. /Telegrafi/