LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja vendos sanksione ndaj kompanive të lidhura me agresionin ushtarak rus në Ukrainë

SHBA-ja vendos sanksione ndaj kompanive të lidhura me agresionin ushtarak rus në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione kundër zyrtarëve dhe bizneseve të lidhura me agresionin rus në Ukrainë. Sanksionet kanë vënë në objektiv një tregtar armësh, djalin e tij dhe një grup kompanishë në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme lidhur me përpjekjet për të furnizuar me armë Moskën në luftën e saj gati njëvjeçare.

Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër tregtarit rus të armëve Igor Zimenkov, djalit të tij Jonatan dhe kompanive të lidhura me “rrjetin Zimenkov” në Singapor, Qipro, Bullgari dhe Izrael, mes disa vendeve të tjera.


“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur palë të treta, për anashkalimin e sanksioneve amerikane, tregojnë se sanksionet e kanë bërë shumë më të vështirë dhe më të kushtueshme për industrinë ushtarake ruse që të furnizojnë makinerinë ushtarake të Vladimir Putinit”, tha zëvendëssekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.

Thesari ka vendosur sanksione ndaj 22 individëve dhe organizatave, për të cilët tha se ishin të lidhura me rrjetin për mënjanimin e sanksioneve me qëllim mbështetjen e makinerisë ushtarake ruse. Departamenti i Thesarit tha se gjatë vitit të kaluar u vunë sanksione ndaj më shumë se 100 individëve dhe subjekteve të angazhuara në aktivitete për mënjanimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe kontrollit të eksporteve ndaj Rusisë.

Masa bllokon çdo llogari që posedojnë subjektet në SHBA dhe i ndalon ato të bëjnë biznes me amerikanë.

“Vënia në shënjestër e ndërmjetësve është një prej hapave të shumtë që Departamenti i Thesarit dhe partnerët e koalicionit kanë ndërmarrë dhe vazhdojnë të marrin, për të shtrënguar zbatimin e sanksioneve kundër sektorit të mbrojtjes ruse”, tha Adeyemo.

Rusia tha të mërkurën se furnizimi i Ukrainës me armë me rreze të gjatë veprimi nuk do të frenojnë forcat ruse, por do të rrisë tensionet dhe do të përshkallëzojnë konfliktin.

Komentet nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, erdhën mes njoftimeve se Shtetet e Bashkuara po përgatisin një raund të ri ndihmash për Ukrainën që do të përfshinte raketa me rreze më të gjatë veprimi për të ndihmuar forcat ukrainase përballë agresionit rus.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë me dijeni për këtë çështje, një armë e quajtur bomba me diametër të vogël e lëshuar nga toka me një rreze veprimi prej 150 kilometrash ishte pjesë e paketës që pritet të njoftohet këtë javë.

Gjithashtu pjesë e paketës pritet të jenë antitank “Javelin”, sisteme kundër dronëve dhe artilerisë, automjete të blinduara, pajisje komunikimi dhe pajisje mjekësore të mjaftueshme për mbarëvajtjen e tre spitaleve në terren.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit Volodymyr Zelenskyy, shkroi se çdo fazë e luftës kërkon armë të caktuara.

Ai tha se tashmë ka një koalicion partnerësh që po ndihmojnë Ukrainën me tanke dhe trajnimin për përdorimin e tyre dhe se ka “bisedime për raketa me rreze më të gjatë veprimi dhe furnizimin me avionë luftarakë”. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori