LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja i ofron Sllovakisë helikopterë të rinj luftarakë pasi kjo e fundit dërgoi aeroplanët e saj ‘në pension’ në Ukrainë

SHBA-ja i ofron Sllovakisë helikopterë të rinj luftarakë pasi kjo e fundit dërgoi aeroplanët e saj ‘në pension’ në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Sllovakisë 12 helikopterë të rinj Bell AH-1Z Viper me një ‘zbritje’ pasi Bratislava dërgoi aeroplanët e saj luftarakë MiG-29 të ‘pensionuar’ në Ukrainë.

Reklama

Ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, ka thënë se qeveria e tij ende duhej të miratonte marrëveshjen sipas së cilës do të paguante 340 milionë dollarë për tre deri në katër vjet për një paketë me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, përcjell Telegrafi.

Pjesa e mbetur do të mbulohet nga programi i financimit të jashtëm ushtarak të SHBA-së, ka bërë të ditur më tej Nad.

Marrëveshja përfshin pjesë, stërvitje dhe më shumë se 500 raketa AGM-114 Hellfire II, tha ai.

Lëvizjet e saj kontrollohen me telefon – arma e re 'kamikaze' e Ukrainës që është e mbushur me eksploziv për të zhdukur tanket ruse
Lexo po ashtu Lëvizjet e saj kontrollohen me telefon – arma e re 'kamikaze' e Ukrainës që është e mbushur me eksploziv për të zhdukur tanket ruse

“Kjo ofertë është jashtëzakonisht e dobishme dhe do të rrisë ndjeshëm potencialin mbrojtës të Sllovakisë”, ka vlerësuar Nad.

Sllovakia, një anëtare e NATO-s në krahun lindor të aleancës ushtarake, aktualisht nuk ka helikopterë luftarakë.

Ajo tërhoqi flotën e saj të aeroplanëve MiG verën e kaluar dhe është mbështetur në fqinjët e Evropës Qendrore, Republikën Çeke, Poloninë dhe Hungarinë për mbështetjen e mbrojtjes ajrore.

Ndryshe, javën e kaluar ajo u bë e dyta nga aleatët e Ukrainës, pas Polonisë, që siguron aeroplanë luftarakë, të cilët Kievi beson se janë vendimtarë për të zmbrapsur pushtimin e Rusisë.

Krahas ofertës së pajisjeve të SHBA-së, Sllovakia do të marrë 250 milionë euro (269 milionë dollarë) kompensim nga Bashkimi Evropian, ka bërë të ditur më tej Nad. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80

Evropa
Zelensky: Tregoni Putinit që gjeneralët e mi janë në disponim të mirë

Zelensky: Tregoni Putinit që gjeneralët e mi janë në disponim të mirë

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Evropa
Kalo në kategori