LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja imponon urdhërndalime të reja për hyrjen nga shtatë vende

SHBA-ja imponon urdhërndalime të reja për hyrjen nga shtatë vende

Një urdhër i ri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të imponojë ndalime të pjesshme të hyrjes nga shtatë vende, bazuar në rreziqet e sigurisë ku qeveritë nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e SHBA-së për shkëmbimin e informacionit.

Vendimi që hyn në fuqi më 18 tetor, do të imponohet për Çadin, Iranin, Libinë, Korenë e Veriut, Sirinë, Venezuelën dhe Jemenin.


Somalia nuk është përfshirë në listë, por kufizime të ngjashme janë vendosur në vizat e migrantëve.

“Vendet e prekura janë quajtur si vende me rrezik të lartë,  që nuk i kanë përmbushur kërkesat e SHBA-së për identifikimin e besueshëm të individëve dhe shkëmbimin e informacionit rreth personave që mund të ishin të rrezikshëm për sigurinë,” njoftuan zyrtarët e lartë të administratës.

Urdhri pezullon vizat e emigrantëve dhe jo emigrantëve që vijnë nga Çadi, Libia, Siria, Koreja e Veriut dhe Jemeni.

Gjithashtu, vendimi pezullon të gjitha vizat për Iranin, me përjashtim të vizave të vlefshme studentore dhe të shkëmbimit të vizitorëve.

Urdhri ndalon hyrjen e disa zyrtarëve të qeverisë venezueliane dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori