Më shumë se një mijë amerikanë vdiqën përsëri dje nga coronavirusi.

Sipas Universitetit “The Johns Hopkins”, numrin më të madh të vdekjeve gjatë ditës së djeshme e kishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, SHBA-ja ka raportuar më tepër se 1250 vdekje, e cila gjë e dërgon numrin e përgjithshëm në 161 mijë të të vdekurve, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga SHBA-ja, disa prej shteteve më të fuqishme botërore kanë raportuar numra dukshëm më të ulët të të vdekurve nga pandemia globale e quajtur COVID-19.

Pse ka rritje të të infektuarve me COVID-19 në SHBA, tregon eksperti amerikan Pse ka rritje të të infektuarve me COVID-19 në SHBA, tregon eksperti amerikan

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 49 të vdekur gjersa Franca, 11 dhe Kanadaja tre sosh. Gjermania kishte dy të vdekur ndërsa Spanja dhe Koreja e Jugut kanë numër të njëjtë – 1.

Ndryshe, 19.3 milionë njerëz në botë janë infektuar me coronavirus dhe mbi 719 mijë njerëz kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/