Në Harrisburg, objekti i djegies së mbeturinave i zhvilluar me anë të marrjes së kredisë është bërë shkak i falimentimit.

Kuvendi i qytetit me 50 mijë banorë, duke vënë në veprim një ligj jo tepër të aplikuar më parë, bëri votim dhe me 4 vota pro e 3 vota kundër, mori vendim të shpallë falimentimin.


Kryetarja e Bashkisë së Harrisburgut, Linda Thompson është shprehur se vendimi është i turpshëm dhe ai bie në kundërshtim me ligjin prandaj edhe nuk mund të pranohet. Por administrata e shtetit të Pensilvanisë ka vlerësuar mundësinë e marrjes nën kontroll të qytetit me anë të një plani shpëtues.

Në SHBA kjo nuk është hera e parë që një qytet shpall falimentimin.

Që nga viti 1937 e këtej në Amerikë kanë shpallur falimentimin sipas ligjit 629 administrata vendore.

Por falimentimi i qytetit Bridgelport i shtetit Conneticut, në vitin 1991, nuk është pranuar pasi nuk ishte arritur të provohej se borxhet ishin të pa pagueshme. /Telegrafi/