LAJMI I FUNDIT:

SHBA-BE, bisedime për regëtinë e lirë

SHBA-BE, bisedime për regëtinë e lirë

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin bisedimet formale për një marrëveshje të tregtisë së lirë, duke i hapur rrugë marrëveshjes më të madhe tregëtare të këtij lloji në histori. Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ishte ai që komunikoi nisjen e bisedimeve, pak pas fjalimit të presidentit Barack Obama, në fjalimin e tij të përvitshëm adresuar kombit.

Kjo marrëveshje synon të heqë pengesat doganore dhe tatimet e tjera të lidhura me import-eksportet e ndërsjella, midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Në vitin 2012, niveli i shkëmbimeve tregtare midis SHBA-ve dhe 27 vendeve anëtare të BE-së arriti nivelin e 455 miliardë eurove.

Në fjalimin e tij mbi gjendjen e kombit, Obama theksoi se marrëveshja e mundshme me Brukselin do të “inkurajojë eksportet amerikane, duke rritur punësimin në vend, duke shtruar rrugën e rritjes ekonomike”.

Sipas Obamës, kjo marrëveshje do të bëjë të mundur që SHBA dhe BE të konkurrojnë më mirë me tregjet aziatike në rritje.

Sipas vlerësimeve të Bashkimit Europian, firmosja e kësaj marrëveshje do t’i japë ekonomisë një rritje të përvitshme prej 0.5 të Prodhimit të Brendshëm Bruto, mesatarisht, në secilin prej vendeve anëtare. /Telegrafi/