LAJMI I FUNDIT:

SHBA, 7 vjeçari me pistoletë në shkollë

SHBA, 7 vjeçari me pistoletë në shkollë

Arma e mbushur, e kalibrit 22, është gjetur në çantën e të voglit, i cili frekuentonte një shkollë fillore në Queens të New York-ut.

Episodi i pabesueshëm, i cili pasqyrohet në mediat amerikane, vetëm një ditë pas bërjes publik të planit kundër armëve të zjarrit, nga ana e presidentit Barack Obama, ka ndodhur në institutin Far Rockway, në Queens.

Shkolla u kontrollua nga agjentë për të verifikuar nëse ishin fshehur apo jo armë të tjera, raporton Tch.


Zbulimi i pistoletës është bërë, kur djaloshi është ri-shoqëruar për në shkollë. Menjëherë është dhënë alarmi dhe është thirrur policia, e cila për 45 minuta ka mbyllur institucionin.

Nuk është ende e qartë se në cilat rrethana është gjetur pistoleta. /Telegrafi/