LAJMI I FUNDIT:

Sharoviq: Bosnja dhe Hercegovina për një muaj humb 4 milionë euro nga vendosja e taksës 100% nga Kosova

Sharoviq: Bosnja dhe Hercegovina për një muaj humb 4 milionë euro nga vendosja e taksës 100% nga Kosova

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq, ka thënë se që nga vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për importimin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ky vend ka humbur rreth 4 milionë euro.

Sharoviq për Klix.ba, ka thënë se ka rënë eksporti i produkteve boshnjake në drejtim të Kosovës.


“Për një muaj nga zbatimi i tarifës 100 për qind mbi mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina, janë eksportuar në Kosovë më pak se 4 milionë euro mallra në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur janë eksportuar mallra me vlerë rreth 12 milionë euro”, tha Sharoviq, përcjell Telegrafi.

Saroviq ka shtuar se “tarifa nuk mund të tolerohet dhe se ajo është krejtësisht kundër principeve themelore të tregtisë brenda CEFTA-së dhe se qëllimi i përbashkët i Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, është të heqë këto masa dhe të fillojnë bisedimet”.

Zëvendëskryeministri i Serbisë: Nëse vazhdon taksa 100%, mallrat serbe do të zhduken nga Kosova
Lexo po ashtu Zëvendëskryeministri i Serbisë: Nëse vazhdon taksa 100%, mallrat serbe do të zhduken nga Kosova

Edhe ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, kishte thënë se Serbia nga kjo tarifë ka humbur mbi 30 milionë euro.

Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

Qeveria e Kosovës në muajin nëntor kishte miratuar masat mbrojtëse për importet e të gjitha produkteve të prodhuara në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, duke vendosur një tarifë prej 100 për qind. /Telegrafi/