LAJMI I FUNDIT:

Sharja dhe ofendimi i Arnautovicit kundrejt Alioskit ka bazë në raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

Sharja dhe ofendimi i Arnautovicit kundrejt Alioskit ka bazë në raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve
(Foto: Goal.com)

Marko Arnautovic është një prej temave kryesore të këtij Evropiani – natyrisht për të keq, pasi ka bërë sharje ofenduese në drejtim të futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Incidenti ndodhi në momentin e golit të shënuar nga sulmuesi i Austrisë në ndeshjen ndërmjet dy përfaqësueseve, të cilën e fituan austriakët me rezultat 3-1.


Mediat serbe kanë raportuar se futbollisti i Shanghai Port e ka sharë në serbisht mesfushorin e Leeds United duke e ditur se ai do ta kuptonte.

Arnautovic ka lindur në Floridsdorf, një qark në pjesën veriore të Vjenës, nga një baba serb dhe nënë austriake, ndërsa është i fesë ortodokse.

Dyshohet se Arnautovic e ofendoi rëndë në baza etnike Alioskin – Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini thotë se UEFA do të marr masa
Lexo po ashtu Dyshohet se Arnautovic e ofendoi rëndë në baza etnike Alioskin – Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini thotë se UEFA do të marr masa

Sipas Goal, përdorimi i gjuhës së tillë ka bazë në konfliktin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve – duke qenë se Arnautovic e ka babanë serb, kurse Alioski është shqiptar.

(Foto: Screenshot/The Sun)

Përveç sharjes (“Unë ta q*** nënën shqiptare”), reprezentuesi i Austrisë besohet të ketë përdorur edhe një ofendim racist anti-shqiptar, teksa vazhdoi ofendimet deri në momentin kur ndërhyri bashkëlojtari i tij, David Alaba.

Reagon Arnautovic, tenton të 'hesht' akuzat ndaj tij për racizëm: Kërkoj falje, t'i harrojmë gjërat që nuk janë pjesë e futbollit
Lexo po ashtu Reagon Arnautovic, tenton të 'hesht' akuzat ndaj tij për racizëm: Kërkoj falje, t'i harrojmë gjërat që nuk janë pjesë e futbollit

Sidoqoftë, Arnautovic është përpjekur të tërhiqet nga ofendimet e tij duke thënë se nuk është racist dhe se “ishte një betejë fjalësh gjatë një momenti emocional, nga njëra anë në tjetrën” – derisa në fund ka kërkuar falje edhe në shqip. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori