LAJMI I FUNDIT:

Shamia nuk është uniformë fetare?!

Shamia nuk është uniformë fetare?!

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka konfirmuar se shamia nuk është uniformë fetare, por është një veshje e zakonshme sipas rregullave islame. Reagimi i BIK-ut pason një deklaratë të ministrit të Arsimit, Ramë Buja, i cili ka theksuar se do të kërkojë nga BIK-u që të sqarojë çështjen e shamisë, ndërsa ka shpjeguar se në bazë të këtij interpretimi, më pas do të ndryshohet edhe një Udhëzim Administrativ për çështjen e propagandës fetare në shkollat publike, i cili është marrë si bazë ligjore për përjashtimin nga procesi mësimor të vajzave që kanë bartur shami.

Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, ka deklaruar për Telegrafin se është e qartë se shamia nuk është uniformë fetare, siç identifikohet në raste të caktuara.

“Uniformë fetare llogaritet çallma në kokën e imamëve edhe veshja e tyre. Ndërsa, shamia është veshjeve personale e femrave që duan të respektojnë rregulluat islame për këtë çështje”, ka thënë Bajgora.


Bashkësia Islame e Kosovës është duke përgatitur një përgjigje zyrtare, e cila do t’i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera. Bajgora ka shpjeguar se përgjigje të ngjashme janë adresuar shumë herë në të gjitha institucionet e vendit.

Gjatë një interviste në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ministri Ramë Buja ka deklaruar se në rast se BIK-u do të vlerësonte zyrtarisht se shamia nuk është uniformë fetare, atëherë Ministria e Arsimit do të ndryshonte një Udhëzim Administrativ, duke lënë të nënkuptohet se ndryshimi do të hiqte pengesat për vajzat me shami që ndjekin mësimet në ciklin e ulët dhe të mesëm të arsimit.

Deri tash ka pasur disa raste kur vajza që bartin shami janë përjashtuar nga procesi mësimor, duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit, sipas të cilit ndalohet propagandimi fetar dhe bartja e simboleve fetare në shkollat publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori