Tony Shalhoub, aktori i cili e ka luajtur të famshmin ‘Mr. Monk’, ka folur për luftën me coronavirusin, me të cilin janë përballur ai dhe bashkëshortja e tij, Brooke Adams.
66-vjeçari është kthyer në rolin e detektivit opsesivo-kompulsiv, Adrian Monk, në serialin e shkurtër “At-Home Variety Show” në platformën Peacock, duke e shfrytëzuar kështu lehtësimin e masave.
Në serialin e shkurtër, ai këndon “99 Bottles of Beer” derisa i lan duart, ndërsa në duar dhe në këmbë mban dorëza – transmeton Huffpost.
What Would Monk Do? Tonight, we find out when Tony Shalhoub channels our favorite germaphobe in the #PeacockVarietyShow featuring @SethMacFarlane.
We’re supporting essential workers and communities most in need. Find out how you can help too at https://t.co/SNRSPyqlHh. pic.twitter.com/tsM13slbsU
— Peacock (@peacock) May 11, 2020
Në serialin “Monk” që është transmetuar nga korriku 2002 deri në dhjetor 2009, protagonisti kryesor vuante nga çrregullimi opsesivo-kompulsiv, si dhe nga fobi të shumta.
“Shpresoj që të gjithë keni kujdes dhe e respektoni protokollin. Tash jemi vërtet të gjithë Monk. Muajin e kaluar, gruaja ime, Brooke dhe unë kemi përballur me virusin dhe kanë qenë disa javë vërtetë të vështira. Por, e kuptojmë se shumë njerëz ndodhen në situata dhe sfida të rënda”, ka thënë Shalhoub.
Tom Hanks, Olga Kurylenko, Idris Elba e Chris Cuomo, janë në mesin e të famshmëve që ishin prekur me COVID-19. /Telegrafi/