Site icon Telegrafi

“Shala Swiss Oil”, edhe me dy pompa të reja të derivateve

“Shala Swiss Oil”, të mërkurën do të zgjerojë edhe më shumë rrjetin e pompave të derivateve të naftës.

Me hapjen e pompave të reja, numri i tyre shkon në tri në Rrafshin e Dukagjinit, deri sa deri në fund të vitit ky numër do të jetë dy shifror.

Nezaim Shala njëri nga pronarët e “Shala Group” ka treguar gjatë një bisede për Telegrafin se dy pikat e reja të “Shala Swiss Oli” që do të hapen do të jenë në magjistralen Pejë – Prishtinë.

“Me dy pikat e reja numri i pikave të karburantit do të shkojë në tre. Njëra pikë e re do të jetë në fshatin Leshtan dhe tjetra do të jetë n; fshatin Kliqinë”, ka thënë Shala.

Sipas tij, Shala Swiss Oil derë në fund të vitit do të ketë edhe 8 pompa të reja të derivateve.

“Deri në fund të 2016, numri i pompave të derivateve, marketeve dhe restoranteve, do të shkojë në 11. Këto pompa do të jenë kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit”, tha Nezaim Shala, duke treguar se një pompë moderne me restorant dhe market do të jetë edhe në autostradën e re në Kievë.

Shala i cili drejton kompaninë me vllahun e tij, Bashkimin, ka thënë se kanë në pronësi edhe Shala Swiss Hotel në Pejë (ish-Hotel Parku).

Ndryshe kompania “Shala Group”, funksionin që nga vitit 1992 në Zvicër, ndërsa në Kosovë, që nga viti 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version