LAJMI I FUNDIT:

Shala: Në Gjakovë 40 raste pozitive me COVID-19, shtatë prej tyre po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Shala: Në Gjakovë 40 raste pozitive me COVID-19, shtatë prej tyre po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Në Komunën e Gjakovës sonte janë paraqitur shtatë raste të reja.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala thotë për RTV Dukagjinin se pesë nga këta pacientë janë raste kontakti ndërsa dy prej tyre kanë qenë të shtrirë në spitalin e Gjakovës në Repartin e Infektivës.


“Në Spitalin e Gjakovës janë të shtrirë shtatë pacientë të konfirmuar me COVID-19”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shala thotë se katër personel shëndetësorë nga Gjakova janë të prekur me coronavirus.

“Një internistë, një gjinekolog, një infektolog dhe një punëtorë i administratës janë të prekur me COVID-19. Mjekët janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre ndërsa punëtori i administratës është duke u trajtuar në Klinikën Infektive”.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se trendi ditëve të fundit nuk është i mirë pasi ka një rritje të personave nga Gjakova të prekur me coronavirus.

“Kemi mbi 40 raste aktive në komunën tonë edhe pse numrin e saktë nuk e dimë pasi nuk kemi të dhëna të plota për numrin e të shëruarve”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori