Këngëtarët Seven Saraqi dhe Argjentina Ramosaj kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor “Pa ty”.
Kënga është ritmike e zhanrit RNB, dhe është punuar nga Dalton, DjR & Nurteel, ndërsa tekstin e kanë shkruar Seven, Tonic dhe Denk.
Dyshja vijnë në një bashkëpunim mjaft interesant, me një klip të realizuar në bregdetin e Malit të Zi.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Entermedia.
Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e klipit, ndërsa do të publikojë në vazhdim intervistën me këngëtarët dhe prapaskenat në xhirimet e klipit.
“Pa ty” vjen si një këngë e bukura pranverore, me tendencën për tu shndërruar në hit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CSMgPq2JakQ&feature=youtu.be