Policia e North Smithfield në Road Island, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një burri që kishte thyer gjithçka çfarë kishte pasur para vetes brenda një restoranti.
Burri i paidentifikuar kishte filluar të thyej gjësende të ndryshme, kur e kuptoi se i kishin servuar ushqimin që nuk e kishte porositur, transmeton Telegrafi.
Brenda restorantit “Tako Bel” ai kishte thyer akuariumin dhe gjithçka tjetër që kishte pranë vetes, duke u bërtitur punëtorëve që gabimisht i kishin servuar një ushqim që nuk e kishte porositur.
Policia ka bërë të ditur se në bluzën e sulmuesit shkruante “Be free”. /Telegrafi/