LAJMI I FUNDIT:

Sërish po rriten numrat e të infektuarve me COVID-19

Sërish po rriten numrat e të infektuarve me COVID-19

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi sot se numri i rasteve të reja të coronavirusit u rrit javën e kaluar.

Siç deklaroi ai, kjo ndodhi për herë të parë pas shtatë javësh ulje të numrave, raporton reuters.

Tedros e quajti një rritje të tillë “zhgënjyese, por jo befasuese” dhe u bëri thirrje vendeve të mos zbusin masat për të luftuar përhapjen e infeksionit.

Deri më tani, pothuajse 15 milionë raste të coronavirusit janë regjistruar në botë, sipas të dhënave nga faqja e internetit e Worldometers.

Sipas faqes së internetit, 114.816.302 njerëz janë sëmurë nga pasojat e pandemisë, më shumë se 2.5 milionë kanë vdekur dhe më shumë se 90.4 milionë janë shëruar nga coronavirusi. /Telegrafi/