LAJMI I FUNDIT:

Serge Gnabry infektohet me COVID-19

Serge Gnabry infektohet me COVID-19

Bayern Munich ka njoftuar se Serge Gnabry është infektuar me coronavirus.

Klubi gjerman ka kompletuar testimet e fundit për COVID-19, derisa sulmuesi i tyre ka rezultuar pozitiv me pandeminë.


Bavarezët kanë njoftuar se lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është futur menjëherë në vetëizolim.

“Serge gnabry është testuar pozitiv me COVID-19. Lojtari ofanziv i FC Bayer është mirë. Ai është në karantinë në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet nëse 25-vjeçari ka pasur kontakte me bashkëlojtarët e tjerë. /Telegrafi/