LAJMI I FUNDIT:

Serbia zbaton marrëveshjen aq sa i konvenon

Serbia zbaton marrëveshjen aq sa i konvenon

Marrëveshja e arritur ditë më parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, për normalizimin e marrëdhënieve, mund të mos implementohet asnjëherë në tërësi.

Analistët politikë dhe pjesëtarët e partive politike opozitare dyshojnë se Beogradi zyrtar do ta respektojë pikë për pikë marrëveshjen. Këtë “pesimizëm” ata e shprehin në faktin se Qeveria e Serbisë deri më tash disa herë ka arritur marrëveshje për çështje të ndryshme me Qeverinë kosovare, por më pas nuk i ka respektuar ato, shkruan “Zëri”.

Vetëm pak kohë pas përfundimit të bisedimeve “teknike” të udhëhequra nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe zyrtari i qeverisë serbe, Borko Stefanovic, Bashkimi Evropian (BE) ia pati dhënë Serbisë statusin e kandidatit për BE, duke e shpërblyer Serbinë për “fqinjësinë e mirë” me Kosovën.

Ndërkaq, pas kësaj ngjarje, autoritetet serbe nuk patën treguar vullnet për t’i respektuar marrëveshjet e arritura, duke i zbatuar vetëm pjesët që i kanë konvenuar asaj, por jo edhe ato që pak a shumë janë cilësuar si pozitive për Kosovën.

Do të “përsëritet historia”

Në qershor të këtij viti Bashkimi Evropian pritet t’ia japë Serbisë datën për negociata për anëtarësim në BE.
Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani, thotë se duke e ditur se si Serbia nuk i ka respektuar, përkatësisht impelementuar plotësisht marrëveshjet e mëhershme, ekziston rreziku që marrëveshja jo vetëm pjesërisht, por të mos implementohet fare.

“Kjo është jashtëzakonisht e mundshme. Duke e parë praktikën e Serbisë, praktikën e mëhershme dhe mënyrën se si është sjellë me të gjitha marrëveshjet e tjera, të gjitha këto përfitime Serbia i ka shfrytëzuar në mënyrë shumë dinake, duke premtuar implementim, por pastaj nuk i ka realizuar ato premtime. Dhe, nga sjellja e tyre gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për të arritur marrëveshje për implementim, si duket do ta bëjë të njëjtën gjë”, thotë ajo.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Osmani, thekson se nëse në qershor fillojnë negociatat me BE-në, atëherë Serbia do t’i ketë shtatë-tetë vjet që ta shfrytëzojë rastin e Kosovës, siç thotë ajo, si kartë të negocimit me institucionet e Bashkimit Evropian, duke u paraqitur si fqinje e mirë.

“Në fakt, realizim në implementim nuk ka bërë gati kurrë. Edhe ajo pjesë që është impelemtuar ka qenë shumë, shumë e vogël dhe e parëndësishme. E, nga kjo, Kosova do të jetë humbëse. Kosova po bën koncesione, edhe po i implementon ato të gjitha, kurse përfitimi i Kosovës në rrugën drejtë BE-së po është shumë i vogël në krahasim me përfitimin që e ka Serbia”, nënvizon ajo.

Shpresa e Kosovës te BE-ja dhe SHBA-ja

Edhe anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Donika Kadaj-Bujupi beson se Serbia do të provojë t’i ikë implementimit, sikurse që ka bërë me marrëveshjet e mëhershme, por ajo beson se Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’ia “ngrehin veshin” Serbisë, duke e detyruar atë që ta respektojë marrëveshjen me përpikëri.

“Fakti që Bashkimi Evropian është lehtësues i këtyre bisedimeve, dhe këto bisedime janë përkrahur fuqishëm dhe kemi marrë garancione edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në njëfarë forme obligim që këto dy fuqi të angazhohen, t’i bëjnë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjes”, thotë ajo.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kadaj-Bujupi, thotë se fuqia e Kosovës karshi zbatimit të marrëveshjes do të jetë e kufizuar nëse nuk e ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“Duke e marrë parasysh se cilat forca udhëheqin në Serbi, dhe duke e marrë parasysh po ashtu se Serbia në çdo moment shfrytëzon edhe mundësinë më të vogël që të jetë destruktive në raport me Kosovën, unë gjithmonë e shoh me rezervë çfarëdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse nga e kaluara e dimë se Serbia ka hezituar ta mbajë fjalën dhe t’i zbatojë obligimet e veta”, nënvizon ajo.

Do të implementohen vetëm disa pika

Ngjashëm me deputetët kosovarë mendon edhe Shpend Kursani nga Instituti KIPRED, i cili madje është i bindur se Serbia nuk do ta respektojë secilën pikë nga marrëveshja pesëmbëdhjetëpikëshe.

“Kjo marrëveshje me këto pesëmbëdhjetë pika nuk do të respektohet në tërësi. Këtë e them duke u bazuar në marrëveshjet e arritura më herët me Serbinë, asnjëra përpos asaj për vula doganore nuk është respektuar, e këto vulat doganore kanë qenë në interes të Serbisë që ta eksportojë mallin në Kosovë, dhe asnjëra nuk është zbatuar si duhet, në kohën që duhet, dhe me përpikëri”, thotë ai.

Kursani është i bindur se pika e marrëveshjes që e obligon Serbinë t’i shuajë strukturat paralele në veri nuk do të respektohet asnjëherë nga autoritetet e shtetit serb, të cilat, megjithatë do të paraqiten sikur e kanë implementuar këtë pikë dhe të gjitha pikat tjera.

“Serbia derisa ta marrë datën, deri në qershor, do të tregojë se është e svullnetshme ta zbatojë marrëveshjen, mirëpo nuk do ta zbatojë në tërësi, në mënyrë që ta marrë datën, dhe pas datës Bashkimi Evropian nuk do të ketë diçka tjetër që mund ta bindë Serbinë që ta zbatojë marrëveshjen apo t’i bëjë presion për zbatimin e saj”, nënvizon Kursani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori