LAJMI I FUNDIT:

Serbia thotë se do t’i mbrojë vetë serbët e Kosovës nëse NATO nuk e bënë një gjë të tillë

Serbia thotë se do t’i mbrojë vetë serbët e Kosovës nëse NATO nuk e bënë një gjë të tillë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje NATO-s të dielën që të “bëjë punën e saj” në Kosovë ose ai thotë se vetë Serbia do të mobilizohet për të mbrojtur serbët në Kosovë.

Reklama

Fjalimi televiziv drejtuar vendit të tij nga Vuçiq pasoi kolapsin e bisedimeve politike midis liderëve serbë dhe kosovarë në fillim të kësaj jave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Bruksel, raporton AP News, përcjell Telegrafi.

Serbia, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, kanë refuzuar të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe”, tha Vuçiq.

“Ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë”, ka shtuar tutje.

AP News gjithashtu raporton se ekziston frika e përhapur në Perëndim se Rusia mund të inkurajojë Serbinë në një ndërhyrje të armatosur në veri të Kosovës që do të destabilizonte më tej Ballkanin dhe do të zhvendoste të paktën një pjesë të vëmendjes së botës dhe NATO-s nga lufta e Rusisë në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Absurde, poshtëruese dhe fyese': Zyrtari i lartë ukrainas reagon ndaj deklaratave të kryeministrit hungarez

'Absurde, poshtëruese dhe fyese': Zyrtari i lartë ukrainas reagon ndaj deklaratave të kryeministrit hungarez

Botë
A po i përdor Kremlini politikanët çeçenë për të goditur dominimin në rritje të shefit të mercenarëve të Wagner?

A po i përdor Kremlini politikanët çeçenë për të goditur dominimin në rritje të shefit të mercenarëve të Wagner?

Botë
Sot do të mund të ndiqni një

Sot do të mund të ndiqni një "transmetim të drejtpërdrejtë" të parë ndonjëherë nga Marsi

Botë
Ukraina rrëzoi më shumë se 30 raketa dhe drone brenda natës – vijnë pamjet e fundit nga vija e frontit pranë Bakhmut

Ukraina rrëzoi më shumë se 30 raketa dhe drone brenda natës – vijnë pamjet e fundit nga vija e frontit pranë Bakhmut

Botë
AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Botë
Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Evropa
Kalo në kategori