Site icon Telegrafi

Serbia nuk duhet të diskutojë rreth kërkesës së Thaçit për Ushtrinë

Kryetari i ashtuquajturës Komisioni Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun beson se Kuvendi i Serbisë nuk duhet të diskutojë për kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Drecun për  B92 tha se në seancën e Komisionit Parlamentar të mbajtur në shkurt kanë diskutuar rreth situatës në Kosovë dhe se ai kishte kërkuar një vlerësim të sigurisë, transmeton Klan Kosova.

“Sapo do të ketë nevojë, Komisioni do të takohet përsëri. Tani nuk duhet të bimë në grackën e polemikave dhe të provokojmë destabilizim”, ka thënë Drecun.

 

Exit mobile version