LAJMI I FUNDIT:

Serbia kërcënon pjestarët serbë të FSK-së

Serbia kërcënon pjestarët serbë të FSK-së

Shumë pjesëtarë të komunitetit serb janë larguar nga FSK për shkak të presionit të ushtruar nga Serbia. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se serbët Beogradi po përpiqet t’i përdorë për interesa të veta.

Serbia me anë të mekanizmave të ndryshëm vazhdimisht ka bërë presion mbi qytetarët serb të Kosovës. Një presioni të tillë nuk i kanë shpëtuar as pjesëtarët e FSK-së që vijnë nga komuniteti serb.


Drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes Ibrahim Shala thotë se për shkak të presionit nga Serbia, shumë pjesëtarë janë larguar FSK-ja pas presionit nga Serbia.

“Gjatë tri viteve të fundit e kemi pasur një dukuri të largimit të pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK-ja. Kuptohet këta nuk e kanë lëshuar me vet dëshirë FSK-në, por për shkak të presionit nga Serbia. Presioni në fillim ka qenë të familjet e tyre e më pas edhe direkt te ata vet. Ata gjatë kalimit në Serbi janë ndaluar dhe janë maltretuar në forma të ndryshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Shala.

Drejtori ekzekutiv i QKSS, Mentor Vrajolli thotë se Serbia po i përdorë serbët për interesa të veta.

“Interesi primar i komunitetit serb do të duhej të ishte jeta e tyre e jo interesi i shtetit serb në Kosovë, pasi jo domosdo një marrëveshje finale Kosovë-Serbi do t’ua zgjidhte problemin edhe atyre”.

Eksperti i çështjeve të sigurisë thotë se presioni i Serbisë ndaj qytetarëve serb në Kosovë është i ndarë në tri faza.

“Që nga përfundimi i luftës Serbia ka bërë presion mbi serbët e Kosovës. Unë do të kisha ndarë presionin në tri faza: Faza e parë – nga paslufta deri në shpalljen e Pavarësisë, faza pas shpalljes së pavarësisë dhe faza e tanishme që po e jetojmë. Ka pasur ndryshim të presionit në varësi të interesave të Serbisë”, deklaroi Drizan Shala.

Presioni ndaj serbëve të Kosovës është duke u zhvilluar edhe nga Lista Serbe që pas këtyre zgjedhjeve pritet të ketë ndikim në më shumë se 10 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori