Të urresh serbët krejt pa shkas sigurisht që nuk është gjëja e duhur, por të jesh kundër nacionalizmit që përshkon akoma klasën politike serbe është mëse legjitime.
Ajo çka ka bërë Serbia për vite me radhë ka qenë një revansh i përsëritur kundrejt Kosovës, të cilën e mban edhe si pikën kryesore të nacionalizmit dhe kjo shërben edhe të të shikuarit prapa të përparimit të vetvetes.
Në Serbi vijojnë të mbahen gjallë mitet, legjendat kombëtare serbe dhe të gjitha krenaritë e shtetit serb, edhe pse në fakt si shtet është i mbushur me krime, akte të rënda njerëzore dhe me gjak popujsh të pafajshëm – mes të cilëve edhe gjak shqiptarësh.
Revanshi serb kundrejt Kosovës ka qenë, është dhe sa duket vijon të mbesë i tillë dhe i pandreqshëm.
Së fundmi, Aleksandër Vuçiq është tallur me Isa Mustafën pasi ai u paraqit në Bruksel në emër të Kosovës dhe se edhe kryeministri “progresist” duket në shumë deklarata se është në fakt i zhytur nën errësimin e një nacionalizmi të pafre serb.
Vuçiq do të mbronte deri edhe Oliver Ivanoviqin, i dënuar me shtatë vite burg, për krime kundër shqiptarëve.
Më qëndrim kriminal, jashtë çdo kohe të modernitetit dhe jashtë çdo lloj parimi njerëzor mban zëdhënësi i Vuçiqit, Marko Gjuriq, i cili haptaz e ka mbrojtur Ivanoviqin. Deklarata është tipike fashiste, deri edhe kriminale dhe merr tone qesharake dhe aq tragjike, kur Gjuriqi pa pikën e problemit dhe as pa iu skuqur fytyra shprehet se “arrestimi i Ivanoviqit fyen kombin serb apo është grusht për shtetin e Serbisë”.
Të deklarohesh i tillë do të thotë të jesh palë me krimin, ta ushqesh krimin dhe kombin tënd ta përlyesh me krejt çka përfaqëson Ivanoviq: vrasjen, gjenocidin dhe maskaradën etnike serbe – etni e vetëshpallur “e shenjtë”.
Një komb si ai serb, i mbarsur ndër vite me krime dhe që akoma po mban krime, krenarinë e tij e ngre mbi gjak etnish të tjera të vrara për boshësi nacionaliste.
Reagimet për arrestimin e politikanit serb dëshmojnë më së miri se kombi serb nuk është çliruar nga prangat e krimit dhe të nacionalizmit të sëmurë tipik ballkanik,që mbarset në deklarata “të shenjta”, që në vetvete mbrojnë atë çka nuk mund të mbrohet.
Në vend të ndjesës, të faljes, të distancimit nga kriminaliteti, politikanët serbë në hir të një “kombi serb të shenjtë” vijojnë të propagandojnë nacionalizmin, brenda së cilit ndodhet krimi, vrasjet e pafajësisë dhe çdo lloj mediokriteti tjetër të kryer nga Serbia dhe serbët për “interesa nacionale”.
Fatkeqësisht, në gojët e politikanëve serbë vijojnë të dëgjohen fjalë që nuk duhet të dëgjoheshin, teksa shkohet deri edhe tek amnistimi i krimit në emër të kombit serb.
Një komb që endet akoma në vrasje të pazbuluara, në krime lufte të padënuara, në marrëzi të një nacionalizmi që nuk gjen shoqe në hapësirën evropiane e ballkanike – është i zhytur në marrinë e mbrojtjes së kombit – edhe me kafka, edhe me gjenocide, edhe me shfarosje, edhe me dhunime, përdhunime, zhdukje e internime.
Serbia me ndihmën e politikanëve të vet sidomos, vijon të mbetet fantazmë e nacionalizmit të pafre ballkanas, që ka ngulur rrënjë në mendësinë e mbrapshtë të përligjies së krimeve në emër të kombit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?