LAJMI I FUNDIT:

Serbia e ka në dorë zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Serbia e ka në dorë zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Moszbardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, vazhdon të jetë një plagë e rëndë te shumë familje kosovare që nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre. 1745 është numri zyrtar i personave që konsiderohen të zhdukur.

Kjo shifër nuk po zvogëlohet edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës. Ka disa vjet që dy grupe punuese, një nga Prishtina e një nga Beogradi, me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, takohen për të shkëmbyer informacione që mund të sigurojnë për të zhdukurit, por rezultatet janë të pakta. E familjet që kanë të zhdukur, presin, njofton RTK.

Bajram Nalli, është një i moshuar rreth të ‘70-ve. Ai ka të zhdukur djalin, dy nipa dhe shumë familjar të tjerë nga familja e gjerë.


“Institucionet e Kosovës nuk ka bërë sa duhet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, por shpresojë që në të ardhmen do të punojnë më shumë dhe të zbardhin fatin e personave të zhdukur. I lus institucionet që të punojnë pak më tepër, t’i gjejnë personat e zhdukur, t’i varrosim ata dhe t’u vendosim nga një lule te varri”, thotë Bajram Nalli.

Nalli, thotë se institucionet ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për kapjen e atyre që kanë bërë krime. Hetimi për autorët që kanë bërë krime luftë në Kosovë, që nga viti 2008, është kompetencë e misionit EULEX.

Janë vendbanimet, Meja, Krusha e Madhe, Krusha e Vogël, Izbica, Rezalla, Suhareka, Lubeniqi, Qyshku i Pejës, e shumë e shumë vende tjera gjithandej Kosovës ku forcat serbe kidnapuan, vranë dhe zhduken pa gjurme mijëra civilë.

Qeveria e Kosovës e di që Serbia ka informacione për të zhdukurit e Kosovës, por këtë çështje Serbia e trajton jo si çështje humanitare, por e shfrytëzon për përfitime të saj politike, thotë zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.

“Kjo çështje është çështje e qartë politike për Serbinë, por në thelb është çështje humanitare. Serbia e shfrytëzon politikisht por ne duhet ta shfrytëzojmë në kuptimin humanitar, si çështje që duhet të identifikohet secili individ, pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike. Ne, në këtë drejtim, jemi shumë të gatshëm që të punojmë edhe si Kosovë edhe si Qeveri e Kosovës”, thotë Hajredin Kuçi.

Me këtë konstatim pajtohet edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj, i cili ka disa vjet që takohet me palën serbe, për të zbardhur fatin e personave të zhdukur.

“S’ka dyshim që Serbia jo vetëm këtë çështje, por çdo gjë e politizon dhe mundohet ta shfrytëzojë për interesa të ndryshme, madje edhe çështjen e personave të zhdukur e mban peng, për arsye se ata kanë punuar me komandë, kanë pasur sistem, kanë pasur organizim me strukturë ushtarake, policore, madje edhe gjykatat kanë manipuluar me çështjen e të zhdukurve”, thotë Gjetaj.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, nga ana e tij, thotë se Serbia e di vendndodhjen e varrezave masive të pazbuluara deri më tash.

”Serbia e di vendndodhjen, Serbia e di edhe mund ta bëjë identifikimin, se ato kanë qenë veprime të shtetit dhe veprimet e tilla i ndihmojnë vetëm Serbisë, që ta shtyjë identifikimin e personave te pagjetur dhe në këtë kontest ju ftojë që të veni kontakte jo ta ndryshoni mendjen, por veni kontakte dhe në këtë drejtim Qeveria e Kosovës do ta jap të gjithë mbështetjen edhe në kuptimin logjistik e financiar”, thotë Hajredin Kuçi.

Por, bashkëpunimi me shtetin e Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur është i domosdoshëm, thotë Suzana Novobërdaliu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjen e Personave të Zhdukur.

”Nëse, shembull, supozohet një lokacion për varrezë masive në Rashkë dhe është ndërtuar një objekt mbi varreza, ndoshta edhe qëllimisht, për të mbuluar gjurmët, atëherë pa pasur bashkëpunim nuk mund të zbulohet fati i këtyre personave të zhdukur”, thotë Suzana Novobërdaliu.

Ajo e di që numri prej 1745 personash që rezultojnë të zhdukur, të gjithë, nuk do të gjenden, sepse, sipas saj, kanë të dhëna që trupat e shumë persona të vrarë janë djegur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori