Site icon Telegrafi

Serbëve iu djeg pranimi i Kosovës: S’pranohemi para qershorit

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili është mbledhur në Maltë, do ta shqyrtojë kërkesën për aplikim të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), por kreu i futbollit serb qetëson bashkëkombësit, duke insistuar se Kosova nuk do të pranohet deri kah mesi i vitit tjetër.

“Unë dhe sekretari i përgjithshëm, Nebojsa Ivkovic, qe dy ditë jemi në kontakt me drejtues të UEFA-s. Kërkesa e shtetit të papranuar dhe Federatës së papranuar të futbollit është vërtet në rend dite, por rreth saj vetëm do të diskutohet. Kemi zotime të forta se rreth saj nuk do të vendosen në këtë Komitet Ekzekutiv, sepse ky organ nuk merr vendime për çështje të tilla”, deklaroi Karadzic për “Vecernje Novosti”.

Por, drejtuesit e FFK-së nuk do të dorëzohen. “Ata janë duke e bazuar kërkesën e tyre tek tregimi se i ashtuquajturi shtet i Kosovës është pranë pranimit në FIFA ose si tashmë janë anëtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe vetëm ky element është në favor të tyre në diskutim. Ashtu siç na është thënë neve, për këtë çështje nuk do të vendoset para Kongresit të UEFA-s, më së voni në qershorin e vitit 2016, e aty FSS-ja është i mbrojtur me statutin e fuqishëm të UEFA-s”, shtoi Karadzic.

Kosova pret lajme nga Malta

Kosova, nga ana e saj, është nën ethe. Futbolli kosovar po pret lajme nga Malta, ku është mbledhur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Kjo e fundit ka njoftuar se në këtë mbledhje, e cila do të vazhdojë edhe sot, do të diskutohet rreth kërkesës për aplikim të palës kosovare. Të gjithë në vend shpresojnë në lajme të mira.

Exit mobile version