Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka kusht statutor njohjen paraprake nga Kombet e Bashkuara për vendet që synojnë anëtarësimin në UEFA.
Por së fundi drejtuesit e futbollit serb nuk janë të bindur se pranimi i Kosovës nuk mund të ndodhë pa njohje paraprake në Kombet e Bashkuara, shkruan kohaditore.
Në mënyrë të tërthortë drejtuesit e Federatës serbe pranojnë se Kosova po i afrohet gjithnjë e më shumë Konfederatës Evropiane.