LAJMI I FUNDIT:

Seminari edhe sivjet ka arritur të mbledh dashamirë të shumtë të gjuhës

Seminari edhe sivjet ka arritur të mbledh dashamirë të shumtë të gjuhës

Sot është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit të 38-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku janë mbledhur studiues të shumtë nga vende të ndryshme.

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është ngjarja shkencore, kulturore më e madhja dhe me traditën më të gjatë në Kosovë.


U themelua 45 vjet më parë nga profesorët e Fakultetit të Filologjisë dhe që nga atëherë është referenca kryesore e studimeve albanologjike në botë.

Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi tha se seminari i sivjetmë sikurse edhe 37 edicionet e kaluara është edhe një hallkë tjetër në zinxhirin e një tradite albanologjiku të nisur këtu e 45 vjet më parë.

Munishi theksoi se sot shënohet një jubile, janë 45 vjet që kur ka filluar organizmi i këtij aktiviteti mbase më i rëndësishmi në fushën e albanologjisë.

“Edhe sivjet Seminari ka arritur të mbledh dashamirë të shumtë të gjuhës, të letërsisë, kulturës e historisë shqiptare nga shumë vende të botës, duke vazhduar kështu të jetë ngjarja më e rëndësishme kulturore e shkencore në hapësirat shqiptare. Këtë vit ka pasur dashamirë të shumtë të seminarit nga shtete të ndryshme të botës, si nga Rusia, Çekia, Serbia, Gjermania, Holanda, Italia, Bullgaria, Sllovenia, Turqia, Rumania, Letonia, Ukraina, Maqedonia, Suedia, Finlanda dhe Kroacia – të cilët kanë shprehur dëshirën dhe interesimin e tyre për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë”, deklaroi Munishi.

Linditë Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë u shpreh se ky seminar për 45 vjet traditë, ka rritur të afirmojë gjuhën dhe kulturën shqipe, ku është bërë edhe vlerë e dëshmuar ndërkombëtare.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynir Koni, i cili ndihet i kënaqur që Universiteti i Tiranës bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme në realizimin e këtij seminari, duke kontribuar në aktivitetet e ndryshme.

Po ashtu, edhe nënkryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovë, Jusuf Bajraktari në hapje të seminarit mbajti një fjalë raste para të pranishmëve.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të jetë i hapur deri më 30 gusht.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori