Site icon Telegrafi

Semi Jaupaj paralajmëron dy këngë të reja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj është duke punuar për projekte të reja muzikore.

Në një postim që ka bërë së fundmi në InstaStory, këngëtarja zbuloi se është drejt finalizimit të dy këngëve të reja.

“Jo një por dy këngë”, ka shkruar Semi në mbishkrimin e postimit.

Foto: Semi Jaupaj/Instagram

Ndërkohë, projekti i saj i fundit mban titullin “Mos u kthe” që u shoqërua edhe me klip dhe u lansua në muajin shkurt të këtij viti.

Lexo po ashtu Postimi i Semit i bën fansat të dyshojnë se është mesazh për Donaldin

Kënga u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 13 milionë klikime në YouTube.

Foto: Semi Jaupaj/InstaStory

Ndryshe, kujtojmë që Semi ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP dhe u komentua vazhdimisht për raportin me Donald Veshaj dhe miqësinë me prezantuesen dhe ish-partneren e aktorit, Bora Zemani. /Telegrafi/

Exit mobile version