Selimi në një bisedë për “Epokën e Re”, ka thënë se janë dy variante për ta rrëzuar Qeverinë aktuale.

“Rrëzimi i Qeverisë mund të bëhet në dy variante. E para, Qeveria duhet ta kuptojë se është duke qeverisur keq dhe të japë dorëheqje. E dyta, duhet të bashkohen forcat opozitare e ta rrëzojnë Qeverinë”, ka thënë Selimi, duke kërkuar nga Haradinaj që të mos hyjë në këtë Qeveri për ta përforcuar.


“Ramush Haradinaj dhe AAK-ja votën për pushtet duhet ta kërkojnë nga qytetarët e jo nga qeveritarët sepse qytetarët do t’ia japin atë që e meriton”, ka thënë Selimi. /Telegrafi/