LAJMI I FUNDIT:

Selimi i drejtohet Qeverisë për Projektligjin e Rimëkëmbjes: Mos pritni nga opozita që t’ua bëjë votat

Selimi i drejtohet Qeverisë për Projektligjin e Rimëkëmbjes: Mos pritni nga opozita që t’ua bëjë votat

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se, Qeveria nuk duhet të pret nga opozita që të sigurohen votat për ta kaluar Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Sipas tij, koalicionit qeverisës i duhen vetëm 31 vota nga 61 për ta kaluar këtë Projektligj.

“Numrat për ta votuar një Projektligj i keni, duhet t’i keni, nëse nuk i keni numrat për ta kaluar këtë, atëherë nuk i keni as për Qeveri. Qytetarët duhet ta dinë se për çfarë bëhet fjalë. Sepse kam përshtypjen se thirrja për ta votuar këtë Projektligj është më tepër për ta keq informuar qytetarin për situatën. Vetëm 31 vota nga 61 vota që duhet t’i ketë koalicioni, ka nevojë të kaloj ky Projektligj, pra vetëm 31 vota i duhen Qeverisë nga 61 që i ka, që do të duhej t’i kishte edhe prezent, nevojiten për ta kaluar këtë Projektligj. Këto 61 vota i gjetet për vete, e për qytetaret nuk po i gjeni. E keni mazhorancën e keni Qeverinë, atëherë kalojeni. Nga opozita nuk duhet t’i bëni që t’i bëni 31 vota nga 61”, tha Selimi.

Kujtojmë se në mungesë të kuorumit, deputetët e Kosovës sërish kishin dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Në mungesë të kuorumit, dështon sërish votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike
Lexo po ashtu Në mungesë të kuorumit, dështon sërish votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Në seancë kishin marr pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.

Në anën tjetër, ky Projektligj parasheh zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori