LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Haxhiu do ekspansion të SHIK-ut; Haxhiu: Selimi ndoshta ka bashkëpunëtorë UDB-asha në Polici

Selimi: Haxhiu do ekspansion të SHIK-ut; Haxhiu: Selimi ndoshta ka bashkëpunëtorë UDB-asha në Polici

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka mohuar kategorikisht pohimet deputetit Rexhep Selimi, i cili ka deklaruar se në radhët e kësaj agjencie ka ish-pjesëtarë të SHIK-ut. Haxhiu, i cili ka qenë anëtar i SHIK-ut, i njohur me nofkën ‘Kamishi’, për Telegrafin ka deklaruar se Selimi është i shqetësuar për shkak se frikësohet se pas nisjes së verifikimit të pjesëtarëve të Policisë, ka mundësi që aty të zbulohet se ka bashkëpunëtorë të UDB-së, e që kanë raporte edhe Selimin. Por, deputeti i Vetëvendosjes, në një prononcim për Telegrafin, e ka quajtur të ulët këtë pretendim të Haxhiut, ndërsa ka thënë se SHIK-u ka bërë ekspansion për të futur pjesëtarët në të gjitha institucionet publike.

Është njoftuar se Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri do të kërkojë llogari nga Policia e Kosovës për procesin e verifikimit, ndërkohë që AKI ka nisur verifikimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Njëri prej anëtarëve të këtij Komisioni, Rexhep Selimi, ka thënë se fillimisht duhet që ky proces t’i bëhet AKI-së e pastaj organizatave të tjera. Sipas deputetit Selimi, brenda AKI-së ka njerëz të paligjshëm, të paverifikuar dhe, siç ka thënë ai, përfundimisht ata nuk mund ta bëjnë verifikimin e personelit të një organizate tjetër.


Por, Haxhiu ka deklaruar se të gjithë pjesëtarët e AKI-së janë pranuar me konkurse të rregullta, duke i nënshtruar të gjitha kritereve të sigurisë, prandaj nuk ka nevojë të verifikohen.

“Unë do të uroja që ndonjë ish-pjesëtar i SHIK-ut të jetë pranuar në AKI duke iu nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta. Por, është e sigurt se nuk ka pasur ndikim politik gjatë konsolidimit të kësaj agjencie. Edhe pse neve na ishte kërkuar që të angazhoheshim më shumë në periudhën fillestare, nuk kemi pranuar, sepse kemi dashur që të ndërtojmë një agjenci larg ndikimeve politike”, ka thënë Haxhiu për Telegrafin.

Ndërkohë, Rexhep Selimi ka deklaruar për Telegrafin, se vetëm oferta e përfolur që një institucion si AKI i ka bërë një organizate ilegale si SHIK-u, do të ishte e mjaftueshme për të dyshuar dhe për të verifikuar hollësisht mënyrën se si është ndërtuar AKI-ja.

“Vlerësoj se SHIK-u nuk do të ishte aq zemërgjerë sa të mos pranonte një ‘ofertë’ të tillë nga AKI-ja. Edhe kjo bëhet edhe më e qartë kur dihet se SHIK-u ka bërë ekspansion për të futur pjesëtarët në të gjitha institucionet publike”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, Haxhiu ka thënë se Selimi ta dijë se nëse ka ish-pjesëtarë të SHIK-it në AKI, atëherë është mirë se shteti nuk ka nevojë për t’i trajnuar ata.

“Por, ai duhet të mos merret shumë me këtë temë se është duke e dëmtuar AKI-në”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori