“Problemi i madh është mungesa e gjyqtarëve, prokurorëve, stafit. Është e kot të kemi Fakultet Juridik në Mitrovicë nëse nuk kemi njerëz. Është e nevojshme që të krijohet një mekanizëm për të mbrojtur interesat, ku asnjë serb nuk do të mund të zgjidhet pa pëlqimin e serbëve lokalë”, tha Selakoviq në takimin e të ashtuquajtur Komitet për Kosovën, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Serbia dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje rreth drejtësisë më 9 shkurt që përcakton funksionimin e institucioneve gjyqësore në veri , brenda sistemit të Kosovës.


Ndërsa, dje i ashtuquajturi Kuvendi serb i Kosovës ka filluar një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet në mënyrë të ngritin kallëzim penal për kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, me pretekstin se ata kanë shkelur kushtetutën me rastin e arritjes së Marrëveshjes për Drejtësinë me Kosovën. /Telegrafi/