Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas votimit deklaroi se ai njëlloj si gjithë qytetarët tjerë ka votuar , duke ju bërë apel qytetarëve që të dalin në votime për, siç thotë ai ardhmërinë e tyre.
Ai shtoi se qëndrimet e tij janë të njohura dhe dihen dhe se kjo është parë në Kuvend kur ka votuar në Kuvend, duke thënë se Aleanca ka përkrahur referendumin, njofton Telegrafi Maqedoni
“Kjo ditë është e rëndësishme për vet faktin se njëherë e përgjithmonë do bëhet shkëputja e një të vjetre” tha Sela duke shtuar se, NATO dhe BE-ja janë demokraci, liri, më shumë shtet të së drejtës./Telegrafi/