Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, i kapur me 112 kilogramë kanabis sativa.
Astrit Gjoni, 36 vjeç me origjinë nga Puka dhe banim në Gjirokastër, u arrestua këtë të martë.
Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Janinë-Kozan, pranë vendit të quajtur “Metamorfosi”.
Gjoni u kap duke transportuar lëndën narkotike drejt Janinës, të cilën dyshohet se e kishte futur në shtetin grek, përmes kufirit jeshil.
Lënda narkotike u zbulua në një makinë me targa greke, të drejtuar nga shqiptari.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. /Telegrafi/