LAJMI I FUNDIT:

Pas kufizimit të punës nga Qeveria e Kosovës, sektori i gastronomisë shpalos disa kërkesa

Pas kufizimit të punës nga Qeveria e Kosovës, sektori i gastronomisë shpalos disa kërkesa
Klientët duke u shërbyer në hapësirat jashtë lokaleve | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave është paraparë që të kufizohet orari i punës për sektorin e gastronomisë.


Lidhur me këtë, afaristi Dekorim Sahiti ka thënë se ky vendim, ka ulur qarkullimin e këtyre bizneseve deri më 70 për qind.

“Duhet dini se masat që janë vënë e kanë ulur qarkullimin deri më 70 për qind, ndërsa kostot janë të njëjtat… Paguajmë qiranë e njëjtë, punëtorët, furnitorët me çmimet siç kanë qenë… Është e papërballueshme dhe shkatërruese të vazhdojmë tutje pa ndihmën e shtetit! Andaj, duke qenë të vetëdijshëm për kapacitetin e shtetit tonë dhe koshient se ky vit nuk do jetë vit i fitimit por i mbijetesës”, ka shkruar Sahiti.

Ai më anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se cilat janë kërkesat e këtij sektori.

“Kërkojmë nga ju që të na ndihmoni të paktën në disa pika: pagesën e gjysmës së qirasë deri në muajin tetor; mbështetjen me pagesën prej 170 euro për punëtorë dhe pjesën tjetër ta mbulojmë ne; shtyrjen e kësteve të kredive biznesore pa gjobë; marrjen e kredive të buta me 1.5 për qind interes me kamatë afatgjate; uljen e TVSH-së më 8 për qind deri më janar 2021; dhe zgjatjen e orarit të punës deri në orën 23:00-24:00 me masa të njëjta dhe duke respektuar distancën pa tolerancë”, përfunduar ai. /Telegrafi/