Investimi në zhvillim tuaj profesional është investimi më i mirë që ju mund të bëni në 2020. Për të ju ndihmuar të arrini këtë qëllim, European College of Kosovo prezenton para jush dy nga programet më të kërkuara profesionale: SHITJA & SHËRBIM NDAJ KLIENTIT si dhe ZHVILLUES SOFTUERI. Për vite me rradhë European College of Kosovo ka ndryshuar qasjen ndaj sistemit arsimor përmes programeve profesionale, me ligjëruesit më të mirë në këto fusha si dhe me +250 kandidatë të punësuar në kompani të ndryshme. Nëse dëshironi të mësoni nga më të mirët e këtyre fushave dhe të jeni një hap më afër punësimit tuaj, regjistrohuni tani!

SHITJA & SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT është program profesional i cili ka për qëllim që të përgatitë kandidatët me strategji, teknika dhe qasje profesionale e cila ju garanton sukses në tregun e punës. Përveç diplomës nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, kandidatët kanë mundësinë që të marrin certifikim ndërkombëtar për shitje si dhe oferta pune apo avancim në karrierë.

MODULET E PROGRAMIT:

Moduli 1: Kominikimi efektiv në Shitje
Moduli 2: Teknikat e Shitjes dhe kontaktimi i klientëve
Moduli 3: Promovimi, Shitja dhe Monitorimi i produkteve
Moduli 4: Hulumtimi i tregut / Krijimi i ofertave / Vizitat në Teren
Moduli 5: Krijimi & Menaxhimi i ekipit / Rroga-Komisioni-Targeti
Moduli 6: Aftësitë e Negocimit
Moduli 7: Ankesat e klientëve dhe ruajtja e mardhënieve me klientë
Moduli 8: Planifikimi dhe Raportimi për klientin/menaxhmentin
Moduli 9: Ushtrime individuale / grupore / Skenario reale

Programi fillon me 15 Tetor 2020.
Lokacioni:
Prishtinë

APLIKO TANI

Ndërsa programi tjetër profesional që siguron punësim dhe të ardhme të sigurtë Zhvillues Softueri është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, zgjatë 2 semestra dhe është i ndërlidhur 100% me tregun e punës.

Profesioni i Zhvilluesit të Softueri është një nga profesionet më të kërkuara në botë me të ardhme, rroga dhe kushte jashtëzakonisht të mira edhe në Kosovë. Ky program profesional ju përgatitë që të inkuadroheni lehtë dhe shpejtë në tregun e punës dhe mësoni njohuritë e nevojshme që të gjeni një vend pune dhe adaptoheni me kulturën dhe kërkesat e kompanisë.

PROGRAMI ZHVILLUES SOFTUERI OFRON:

– Mësim interaktiv dhe sistem dual mësimi
– Oferta pune dhe ndërmjetësim në punësim
– Diplomë profesionale nga Autoriteti Kombëtar i kualifikimeve
– Fleksibilitet dhe ushtrime praktike

Kohëzgjatja: 15 Tetor 2020 – 15 Qershor 2021

APLIKO TANI

Informata shtesë: 038 22 22 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28 / info@eck-edu.org
www.eck-edu.org / Gustav Mayer nr.19 / Prishtinë

Na ndjekni në rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/kolegjieuropian