Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum ka thënë se subjekti i tij po linçohet përmes arrestimit të aktivistëve.
Ai e komentoi edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministri e tërhoqi demarkacionin, sepse nuk guxojnë me ba asgjë pa aminin e Serbisë”, ka thënë ai, duke shtuar se “aleanca me SHBA-të është kamuflim që po bëjnë Isa Mustafa e Hashim Thaçi”.
Zgjidhja e vetme sipas Sejdiut janë zgjedhjet e parakohshme, teksa shton se “duhet bërë bashkë për këtë”. /Telegrafi/
https://youtu.be/tssIs7S4k_Q