Sejdiu thotë se do t’i sjell para drejtësisë ata që arrestuan Hoxhën

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu thotë se është i sigurt që të gjithë ata pushtetarë që mbrojnë uzurpatorin herët ose vonë do të dalin para drejtësisë.
Lexojeni postimin e plotë të Sejdiut në Facebook
“Kur uzurpatori i Pastrimit e kërcënon kryesuesin e bordit të drejtorëve Prof. Dr. Bardhyl Nocin me gjitha kërcënimet e mundshme, as policia as prokuroria as rast nuk hapen ndonëse profesori e lajmeroj rastin ashtu si e do rendi.
Por kur i njëjti që ka uzurpuar një ndërmarrje përkundër vendimeve të gjykatës që është jashtë ligjshëm i emëruar, pra duhet larguar, policia e prokuroria veprojnë për 24 orë dhe arrestojnë njeriun i cili po del pikërisht në mbrojtje të rendit dhe ligjit.
Jo vetëm se jam me Ylli Hoxha por do të bëjë çmos që ai që urdheron këso veprime të vihet para drejtësisë, sot, nesër apo pas 20 vitesh pak rëndësi ka.
Uzurpatori, pushtetarët që e mbrojnë, dhe tjerët të fshehur nën anonimitetin e institucioneve të sigurisë që e bënë telef këtë sistem të drejtësisë mund vetëm të fshihen, sepse shpëtim nga drejtësia nuk ka, historia e largët por edhe kjo e vonshme e dëshmon këtë” (sic), ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/




















































