LAJMI I FUNDIT:

Schweini të kalojë te Reali?

Schweini të kalojë te Reali?

Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger, nuk ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga klubi gjerman, duke ngritur sërish spekulime për një kalim te Real Madridi.

Mediat spanjolle shkruajnë se Manchester United, Real Madrid, Chelsea dhe Milani janë prej ekipeve të interesuara për shërbimet e titanit gjerman, ndërsa mundësia e largimit nuk përjashtohet as nga vet futbollisti.

“Kontrata ime përfundon në vitin 2016. Unë e kam nënshkruar për të qëndruar deri në fund të saj. Unë mund të paramendoj të gjitha gjërat pas kësaj. Në futboll nuk mund të përjashtoni asgjë”, ka thënë mesfushori. /Telegrafi/