Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin në luftën në Ukrainë, është ulur si rezultat i presionit ndërkombëtar, tha në një intervistë kancelari gjerman Olaf Scholz.

Reklama

Në një intervistë të dhënë për grupin mediatik Funke me rastin e vitit të tij të parë në detyrë, Scholz tha se lufta vazhdon me “brutalitet të pareduktuar”, edhe pse një gjë ka ndryshuar për momentin, transmeton Telegrafi.

“Rusia ka pushuar së kërcënuari se do të përdorë armë bërthamore, që është një reagim ndaj vijës së kuqe të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar”, shtoi Scholz, ku pavarësisht ndarjeve të thella sipas tij është e rëndësishme të vazhdohet dialogu me Kremlinin.

Reklama

Putin tha të mërkurën se rreziku i luftës bërthamore po rritet, por këmbënguli se Rusia nuk është “çmendur” dhe se arsenalin e saj bërthamor e sheh si një parandalues ​​apo mbrojtës.

Reklama

Nga grupi mediatik Funke thanë se intervista me Scholz u krye të hënën, dhe se citatet u miratuan të mërkurën pasdite.

Scholz vlerësoi gjithashtu se Putini duhet të ndalë luftën, dhe se pas kësaj do të jetë i gatshëm të bisedojë me Rusinë për kontrollin e armëve në Evropë, duke shtuar se kjo ofertë ka qenë edhe para luftës.

Duke mbrojtur mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën, për të cilën kritikët në Kiev dhe gjetkë në Evropë thonë se ka qenë shumë e përmbajtur, Scholz tha se Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës pas Shteteve të Bashkuara.

Reklama

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një luftë të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s. Një konflikt i tillë do të kishte vetëm humbës, në të gjithë botën”, shtoi Scholz, i cili pret që ekonomia më e madhe e Evropës të kalojë mirë dimrin dhe të mbetet një komb i suksesshëm në aspektin industrial, duke reduktuar varësinë nga energjia ruse.

Reklama

“Tani po marrim vendimet e nevojshme për t’u bërë të pavarur në terma afatgjatë. Nga viti 2045 e tutje, duam të jemi plotësisht neutral ndaj klimës dhe të prodhojmë energjinë tonë tërësisht pa gaz natyror, qymyr ose naftë,” theksoi ai.

Reklama

I pyetur nëse do të kandidojë sërish për kancelar në zgjedhjet e ardhshme, ai tha “sigurisht”.