LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Qeveria gjermane miratoi uljen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike

Scholz: Qeveria gjermane miratoi uljen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike

Qeveria gjermane ka miratuar uljet e planifikuara të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në një bazë të shpejtë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar rritjen e faturave të energjisë për familjet dhe bizneset.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha më herët sot se qeveria gjermane ka besim se këto masa do të miratohen nga të dyja dhomat e parlamentit në fillim të dhjetorit, raportoi reuters.


Scholz e bëri të ditur këtë gjatë vizitës së kryeministres franceze, Elizabeth Bourne në Berlin, gjatë së cilës të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e përkushtimit ndaj solidaritetit energjetik.

“Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimit të gazit dhe të zbatojmë reformën strukturore të tregut të energjisë elektrike për të mundësuar përgjithmonë konsumatorët të paguajnë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit”, tha Born.

Ajo shtoi se përgjigja e vërtetë për këtë pyetje do të jetë ajo evropiane dhe se është e bindur se do të afrohen për këtë çështje.

Ndryshe, Rusia ka kërcënuar vendet anëtare të Bashkimit Evropian se do të ndërpres furnizimin me gaz nëse aplikohet vendimi për kufizimin e çmimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori