LAJMI I FUNDIT:

Scholz premton dërgimin e më shumë tankeve kundërajrore në Ukrainë

Scholz premton dërgimin e më shumë tankeve kundërajrore në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz të martën u zotua për dërgimin e më shumë tankeve anti-ajrore Gepard në Ukrainë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar atë sistem shumë efikas”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët shtypi me organizatat financiare dhe ekonomike botërore.

Kancelarja dënoi bombardimet e vazhdueshme dhe siguroi ukrainasit për ndihmë të mëtejshme, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, raporton cnn.

“Presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen shumë të gjithanshme të Gjermanisë në terma monetarë, por edhe në aspektin e dërgesave të armëve, sepse artileria dhe sistemet e mbrojtjes ajrore që ne ofrojmë kanë një ndikim shumë domethënës në aftësinë e Ukrainës për të garantuar integritetin dhe sovranitetin e saj”, tha Scholz para gazetarëve.

Deri më sot, qeveria gjermane ka ofruar ndihmë financiare afatshkurtër për riparimin e infrastrukturës energjetike në shumën prej rreth 56 milionë euro, tha Hebestreit në njoftimin për shtyp. Gjermania po siguron gjithashtu mbi 350 gjeneratorë pasi Ukraina vuan nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të granatimeve ruse.

Kancelari përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe rindërtimin afatgjatë.

Scholz tha se oferta gjermane për sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot për Poloninë nuk ishte jashtë tryezës, pasi raketat e humbura goditën vendin më 15 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori