LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Gjermania do të vazhdojë të ofrojë ndihmë financiare dhe ushtarake për Kievin

Scholz: Gjermania do të vazhdojë të ofrojë ndihmë financiare dhe ushtarake për Kievin

Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë miliarda euro, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin.

Udhëheqësi gjerman tha se projekti do të ishte më ambicioz sesa Plani Marshall i sponsorizuar nga SHBA i vitit 1947, i miratuar për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, i cili kushtoi rreth 13 miliardë dollarë (150 miliardë dollarë në vlerën e sotme) në programet e rimëkëmbjes ekonomike, raporton faz.


Scholz: Sulmi rus është sfida më e madhe me të cilën po përballet bota
Lexo po ashtu Scholz: Sulmi rus është sfida më e madhe me të cilën po përballet bota

Kur u pyet se kur mund të fillojë projekti i rindërtimit të Ukrainës, Scholz tha se çështja e vendosjes së paqes qëndron vetëm tek populli dhe qeveria e saj.

“Vetëm presidenti ukrainas, qeveria, parlamenti dhe populli ukrainas mund të thonë se cili vendim është i saktë”, tha Scholz, duke shtuar se “paqja e detyruar nuk do të funksionojë, prandaj Gjermania do të vazhdojë të ofrojë ndihmë financiare dhe ushtarake për Kievin”.

“Në të njëjtën kohë, ne duhet të merremi me çështjen e rindërtimit – infrastrukturës, ndërtesave, institucioneve. Shkatërrimi është dramatik, do të kushtojë miliarda”, tha ai, duke shtuar se është e gabuar të përshkruhet kjo detyrë e madhe si “Marshall”, sepse rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë shumë më tepër.

Në fillim të këtij muaji, rrjeti televiziv amerikan Bloomberg raportoi se Ukraina po kërkon nga donatorët e huaj qindra miliarda dollarë për rindërtim, duke sugjeruar që BE-ja do të paguajë pjesën më të madhe të paketës së ndihmës dhe do t’i sigurojë Kievit mbi 500 miliardë euro.

Përpara kësaj kërkese të madhe, presidenti ukrainas Volodymyr Zeleksny tha në konferencën e NATO-s në Madrid se Kievit i duhen pesë miliardë dollarë në muaj për të mbuluar deficitin buxhetor.

Udhëheqësi ukrainas ka këmbëngulur se Kievi nuk do t’i dorëzojë asnjë territor Rusisë në këmbim të një armëpushimi dhe po i bën presion Perëndimit që t’i sigurojë Ukrainës më shumë armë për të kthyer valën e luftës kundër Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori