Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 17:00 kanë dalë 28.83% e qytetarëve apo mbi 455771 mijë votues, njofton Telegrafi Maqedoni.
Njejtë si në orën 15, Komuna e Sarajit shënon dalje rekorde për referendum, pra 54,21% deri në orën 17:00.
Komuna tjera që kanë dalë me përqindje të madhe janë Komuna Qendër 40,87%, Karposh 38,18%, Krushevë 35,98%, Haraçinë 38,30%, Çair 36,16% dhe Zhelina 30,66%. Ka një kthim të rezultatit të daljes nëpër komuna, ku pas dite ka kryesim të komunave shqiptare. Ilindeni ka më pak dalje në vend, me 10%.
Dalja e radhës e KSHZ-së do të jetë pas orës 19, atëherë kur edhe do të mbyllen vendvotimet. /Telegrafi/