Sarah Berisha po ashtu ishte një nga banoret e Big Brother VIP që u largua nga shtëpia e famshme pak javë më parë.
Blogerja e njohur edhe pas daljes nga spektakli po vazhdon të jetë akoma e përfshirë dhe shumë e komentuar nga jashtë.
Duke qenë se është aktive në rrjete sociale, ajo së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth gjërave që dëshirojnë t’i dinë për të.
E pyetur për eksperiencën në BB VIP, Berisha thekson se ishte shumë e bukur dhe paksa e vështirë.
“Shumë e bukur por edhe pak e vështirë, sfidë me veten”, ka qenë përgjigja e ish-konkurrentes.
Sarah brenda shtëpisë krijoi një lidhje dashurie me DJ PM, me të cilin po kalon kohë të madhe edhe jashtë.
Ata po vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin e të jenë çdo moment bashkë. /Telegrafi/